Dy javë pasi bëri vaksinën, Pëllumb Pipero infektohet me Covid-19: Ç’do të thotë kjo?

0
494

Mjeku infeksionisht, Pëllumb Pipero është infektuar me koronavirus. Ditën e djeshme, 26 janar, rezultati i testit ka dalë pozitiv.

Pipero ishte ndër njerëzit e parë që morën dozën e parë të vaksinës, 14 ditë më parë.

A2 News konfirmon se mjeku “është në gjendje të mirë”, por ka vetëm simptoma të lehta, si dhimbje koke.

Infektimi me Covid-19 i Piperos është rasti i parë në vend, ku dikush infektohet pas dozës së parë të vaksinës. Deri më tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 mjekë dhe infermierë.

Që prej daljes së vaksinave të para, ka ekzistuar një paqartësi në lidhje me efikasitetin e tyre. Kudo thuhet rëndom se vaksina “është 90% efektive”. Por ç’do të thotë kjo?

“Imagjinoni se 100 njerëz janë të sëmurë me Covid-19. Efikasiteti 90% do të thotë që nëse ata do të ishin vaksinuar, mesatarisht vetëm 10 do të ishin sëmurë,” shpjegon për Guardian David Spiegelhalter, kryetar i Qendrës Winton për Rrezikun dhe Komunikimin e Provave në Cambridge.

Për më tepër, një procedurë e plotë vaksinimi kërkon dy doza, të cilat kryhen me një diferencë kohore nga njëra-tjetra.