Vizitat familjare dhe fëmijët: Si të veprojmë dhe çfarë t’u mësojmë fëmijëve?

0
71

Nga: Dr Rrezearta Sahiti, psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë

Si të veprojmë me fëmijët gjatë vizitave kur iu bëjmë dikujt apo n’a e bënë dikush në familje?
Kjo është një çështje e cila i mundon shumë prindërit dhe gjithmonë i vë para dilemës se ,a duhet fëmijët të jenë pjesë e këtyre takimeve apo jo?
A duhet prindi t’ua ndaloj pjesëmarrjen fëmijëve në takimet e të rriturëve apo cila duhet të jetë mosha kur ata mund dhe duhet të jenë pjesëmarrës në këto takime të gjëra familjare apo shoqërore?
Sa të dobishme dhe udhëzuese do jenë këto takime për fëmijët?
Dhe shumë gjëra të tilla sillen në kokën e prindërve rreth kësaj qështjeje,e duke ia shtuar kësaj që shumica e prindërve janë edukuar këtë gjysmëshekulli që si fëmijë të mos jenë pjesë e këtyre takimeve.
Përkundrazi, fëmijët duhet të jenë pjëse e këtyre vizitave dhe takimeve që nga fillimi i jetës së tyre.Nuk ka moshë të limituar për fillim takimet e tilla.Në familje nuk lejojmë të na vijnë njerëz nga të cilët fëmiu mund të dëmtohet .
Të jeni të bindur se tek fëmiu do stimulohet zhvillimi psikomotorikë më tepër gjatë vizitave të tilla.
Prindi duhet të këtë kujdes që gjatë këtyre takimeve të mos krijohen te fëmiu ndonjë problem psiqikë,ndonjë fobi sociale,dobësim bashkëveprimi apo vetbesim i dobët…
Që të mos ndodhin këto,paraprakisht, prindi duhet të filloj t’i mësoj fëmiut etikën e sjelljes gjatë vizitës.
Edukimi,mësimi,stimulimi,motivimi i fëmijëve për këto vizita duhet filluar para takimit duke u bërë vet prindi shembulli më i mirë edhe praktikë nga i cili fëmiu duhet të mësojë.

Filloni me:

1. Pritjen e mysafirëve nëse ju jeni nikoqiri.
Në pritje të mysafirëve ne kemi mjaft traditë të mirë dhe kjo mjafton t’iu mësohet atyre.
Nëse ju jeni mysafiri tregojani atij etikën e trokitjes dhe pritjes derisa nikoqiri t’a hap deren!
2.Mësojua atyre etikën e përshëndetjes,varësisht nga mysafiri:mirëseardhje me fjalë,shtrëngim duarsh apo përqafim.
Bëhuni ju i pari model i të sjellurit!
3.Bëje atë të ndihet mirë dhe pozicionoje rolin e tij në vizitë duke e prezantuar te mysafiri apo anasjelltas!
4.Varësisht nga mosha ,motivojeni atë sesa krenarë jeni me të nëse ai gjatë kësaj vizite do sillet mirë apo do inkuadrohet më mirësjellje ne shprehjen e mendimeve të tij!
5.Lejojani atij të marri me vehte lodrën e tij të preferuar.Kështu që ai nëse mërzitet nga takimi sëpaku mos tiu shkaktojë telashe, duke ia kërkuar atij që këtë lodër t’a ndaj edhe me fëmijët e tjerë nëse familja pritëse ka!
6. Mësojauni atyre kulturën e tryezës apo shërbimit të mysafirit apo si mysafirë sidomos kur ata janë adoleshentë apo në moshën e adoleshencës së hershme!
Se keni idenë sa do iu ndihmojë kjo atyre në largimin apo edhe eliminimin e fobisë sociale!
7.Mësojani atij mbajtjen e premtimeve në mënyrë që ata të forcojnë besimin në ju!
8. Nëse ai fillon të qaj dhe të mërzitet,gjeni mënyra t’a pajtoni e assesi mos e ofendoni para të tjerëve!
9.Kultivoja cilësitë e modifikimit të sjelljeve varësisht nevojave dhe rrethanave.Kjo do i ndihmoje ata në kultivimin e durimit !
10.Nëse sjellja e fëmiut gjatë këtij takimit nuk përkon aspak me edukimin të cilin ju I keni bërë për këtë atëherë analizoje mirë arsyen e kësaj sjelljeje!
11.Në fund të vizitës fëmiu juaj do mësojë shumë gjëra të cilat lirisht mund të bëhen tema diskutimi mes jush dhe fëmijëve ,në praktikimin apo jo të tyre mëtutje!
Fëmiu juaj është amanet i madh për ju.Mbajeni në mënyrën më të mirë!