Si duken dhe me çfarë merren fëmijët e disa prej njerëzve më të sukseshëm në botë!

0
259

Shumë njerëz të mëdhenj, si Bill Gates, Stephen King dhe Miuccia Prada janë emra të njohur dhe personazhe të pasur.

Me siguri, nuk keni idenë se çfarë bëjnë fëmijët e tyre apo nëse ata kanë apo jo fëmijë.

Ja çfarë po ndodh me disa prej tyre:

#1 – Eve Jobs

Si duken dhe me çfarë merren fëmijët e disa prej

Eve Jobs është vajza 22-vjeçare e themeluesit të Apple, Steve Jobs dhe gruas së tij të dytë, Laurene Powell. Për momentin, Eve është në Universitetin e Stanfordit, ku ka kryer studimet edhe Lauren dhe ku prindërit e saj u takuan për herë të parë. Kohët e fundit, ajo filloi karrierën e saj të modelimit dhe u bë fytyra e markës kozmetike Glossier.

#2 – Jennifer Katharine Gates

Si duken dhe me çfarë merren fëmijët e disa prej

Vajza më e madhe e biznesmenit të famshëm Bill Gates dhe gruas së tij Melinda, 24-vjeçarja Jennifer, nuk u bë një sipërmarrëse si babai i saj. Në 2018-ën, ajo mori një diplomë në mjekësi nga Universiteti i Stanfordit. Tani po vazhdon studimet përsëri në një shkollë mjekësie dhe e sheh veten si një pediatre ose mjeke familjesh në të ardhmen.

Një tjetër nga pasionet e saj janë kuajt. Ajo s’mund ta imagjinojë jetën e saj pa kuaj. Leksionet e para i mori që në moshën 6 vjeçare.

#3 – Lorenzo Bertelli

Si duken dhe me çfarë merren fëmijët e disa prej

Lorenzo Bertelli është djali 32-vjeçar i stilistes legjendare italiane Miuccia Prada dhe bashkëshortit të saj sipërmarrës, Patrizio Bertelli. Lorenzo ishte një garues i famshëm italian dhe pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Rallyve nga 2011 në 2019.

Më vonë, ai ndaloi garimin dhe filloi të punojë me markën Prada. Në vitin 2017, u punësua si shef i departamentit të marketingut dhe komunikimit të kësaj kompanie të madhe.

#4 – Leoni Olum Klum

Si duken dhe me çfarë merren fëmijët e disa prej

Leni Olumi Klum është vajza 16-vjeçare e modeles së famshme, Heidi Klum dhe sipërmarrësit italian, Flavio Briatore, që u nda nga Heidi para se të lindte Leni dhe nuk ka marrë pjesë në jetën e saj.

Leni gjithmonë ka dashur të bëhet modele por Klum nuk e linte të fillonte karrierë në moshë të re. Kur Leni mbushi 16 vjeç, Heidi e lejoi atë kishte një profil Instagrami dhe të shfaqej në kopertinën e Vogue.

#5 – Sofia Richie

Si duken dhe me çfarë merren fëmijët e disa prej

Vajza e re e këngëtarit të njohur të muzikës pop, Lionel Richie dhe gruas së tij të dytë, Diane Alexander, Sofia 22-vjeçare, tashmë është e famshme në botën e modës. Ajo ka marrë pjesë në reklamat e shumë markave, përfshirë Chanel, Tommy Hilfiger dhe Michael Kors dhe numëron mbi 6 milionë ndjekës në Instagram.

Pasion tjetër i modeles ka qenë muzika, por ajo vendosi të heqë dorë nga karriera e saj muzikore nën presionin e famës së babait të saj, me të cilën është e vështirë të garosh.

#6 – Willow Camille Reign Smith

Si duken dhe me çfarë merren fëmijët e disa prej

Willow Smith është vajza 20-vjeçare e aktorit të njohur, Will Smith dhe aktores Jada Pinkett Smith. Ajo, si vëllai i saj Jaden, ka një karrierë muzikore dhe numëron 4 albume.

Willow debutoi në filma në 2007-ën, në “I Am Legend”me babanë e saj.

#7 – Lucy Hawking

Si duken dhe me çfarë merren fëmijët e disa prej

Vajza e fizikanit anglez Steven Hawking dhe shkrimtares Jane Wilde Hawking, 50-vjeçarja Lucy Hawking, ndërtoi një karrierë në gazetari. Ajo ka shkruar artikuj për Daily Mail, The Times, Telegraph, The Guardian etj.

Përveç gazetarisë, Lucy shkruan romane dhe libra për fëmijë. Ajo është pjesë e fondacioneve të bamirësisë dhe ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara të kuptojnë potencialin e tyre.

#8 – Cordell Broadus

Si duken dhe me çfarë merren fëmijët e disa prej

Djali 23-vjeçar i reperit Snoop Dogg dhe gruas së tij Shante Taylor, Cordell Broadus tashmë ka provuar veten në fusha të ndryshme.

Kur ishte fëmijë, ai filloi të luante futboll, por më pas u interesua për botën e modës dhe kinemasë.

Fakti që ishte gjithnjë i rrethuar nga burra, babai apo anëtarët e ekipit të futbollit bëri që ai të mos ia shprehte askujt këto dëshira.

Vite më vonë, ai pranon interesat e tij dhe flet lirshëm për to. Cordell shkoi në Los Angeles për të studiuar regji dhe filloi të shfaqej në reklama për markat e famshme. Ai madje mori pjesë në sfilatat e markave të famshme si Dolce & Gabbana. Modeli gjithashtu provoi veten si një dizajner në 2017.

Përveç kësaj, Cordell bën muzikë dhe publikon këngë, duke ndjekur hapat e babait.

Burimi: Bright Side, Anabel