KQZ: Deri më tani kanë aplikuar 13 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit

0
82

Sot deri në orën 18:00 është afati i fundit i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, i tha Klan Kosovës se deri më tani kanë aplikuar 13 subjekte politike.

Nga këta nëntë janë parti politike, një është koalicon dhe tre iniciativa qytetare.

Elezi tha se deri më tani janë 276 kandidatë për deputet që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 13 subjekteve politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë”.