Presidenti amerikan në largim, Donald Trump tha sot se fjalimi, që nxiti mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin javën e kaluar ishte plotësisht i përshtatshëm.
“Nëse e lexoni fjalimin tim dhe shumë njerëz e kanë lexuar dhe analizuar… ata mendojnë se ajo që thashë ishte plotësisht e përshtatshme”, tha ai për gazetarët.
Presidenti republikan nuk mori asnjë përgjegjësi kur u pyet se cili ishte roli i tij në sulmin ndaj Kongresit./ATSH