Përdorimet e shumta të uthullës

0
64

Uthulla është shumë më tepër sesa një salcë klasike për sallatë. I mbushur me përbërës dhe lëndë ushqyese, ky produkt i shkëlqyeshëm natyral mund të përdoret si një alternativë ndaj kimikateve pastruese, dhe gjithashtu mund të jetë i dobishëm për shëndetin tonë.
Përdorimet e uthullës janë të shumta, dhe ato na lejojnë të kursejmë shumë para.

Më poshtë po rendisim 18 përdorime të uthullës që nuk i dinit dhe që mund të ndryshojnë jetën tuaj.

Pastroni tubat e ujit. Kulloni të gjithë ujin e grumbulluar, pastaj derdhni rreth 180 gram bikarbonat natriumi dhe 250 ml uthull të bardhë në kullues. Lëreni të pushojë për 10 minuta, pastaj derdhni në ujë të valë.

Flokët Përzieni gjysmë litër ujë të ngrohtë me një litër uthull. Vendoseni në flokët tuaj për 10 minuta, më pas shpëlajeni dhe lani si zakonisht. Përveçse i jep flokëve shkëlqim dhe vëllim, do të ndihmojë në luftën kundër zbokthit.

Njollat e ujit në dru. Zhytni një leckë në një solucion që përbëhet nga dy pjesë të barabarta të uthullës dhe vajit të ullirit, pastaj fërkojeni atë në sipërfaqet prej druri për të hequr njollat e ujit.

Pastroni banjën. Uthulla është e shkëlqyeshme për pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve të banjës. Ndihmon në heqjen e njollave nga dushi ose vaska, por edhe nga tualeti dhe pllakat.

Milingonat. Zhytni një pambuk në uthull dhe fërkojeni atë në vendet e frekuentuara nga milingonat: do t’i mbajë larg.

Ndryshku. Lini mjetet e ndryshkura në një tas plot me uthull për disa ditë, më pas shpëlajini me ujë dhe thajini mirë.

Frigoriferi. Përzieni dy pjesë të barabarta të ujit dhe uthullës dhe përdorni tretësirën për të pastruar frigoriferin. Për të hequr erërat e këqija, vendosni një enë me uthull në frigorifer dhe lëreni të veprojë për rreth 2 ditë.

Pastroni makinën e larjes se rrobave. Para se të vendosni rroba me ngjyrë të errët në lavatriçe, zhytini në uthull për rreth 30 minuta: kjo do t’ju ndihmojë të mos humbni ngjyrën gjatë larjes.

Mikrovalë. Për të hequr njollat e shkaktuara nga ushqimi (për shembull, vaj ose yndyrë), pergatisni një solucion prej 250 ml ujë dhe 150 uthull në mikrovalë: kjo do të ndihmojë në shpërndarjen e njollave dhe eleminimin e aromave.

Djegia nga dielli. Fërkoni pak uthull në vendin nga djegiet nga dielli për të lehtësuar dhimbjen.

Pastroni ibriket e cajit. Uthulla e bardhë ndihmon për të hequr depozitat e mineraleve që uji gëlqeror lëshon në to. Mbushini ato me ujë, shtoni 60 ml uthull dhe lëreni të ziejë, pastaj lëreni të ftohet dhe shpeljaeni mirë.

Lulet. Përzieni dy lugë sheqer dhe dy lugë uthull në gjysmë litri ujë. Pritini kërcellët e luleve dhe mos harroni të ndryshoni ujin çdo 5 ditë.

Dyshemetë dhe qilimat. Hidhni 150 ml uthull të bardhë në 2 litra ujë të ngrohtë për të pastruar plotësisht dyshemetë. Për të hequr njollat nga qilimat, përzieni dy pjesë të barabarta të uthullës dhe detergjentit të lëngshëm, pastaj aplikojeni me një furçë dhëmbësh dhe pastrojini lehtë. Në fund, përdorni një leckë të lagur për të pastruar zonën.

Lëkure. Ju mund të pastroni xhaketa, këpucë, kolltuqe ose çdo produkt tjetër lëkure duke përzier uthull dhe vaj liri. Pastroni mirë sipërfaqen, pastaj përdorni një leckë për të hequr solucionin.

Njollat e djersës. Për t’i eleminuar, hidhni uthull të bardhë të pastër direkt mbi to rreth 15 minuta para se t’i lani.

Myku. Vendosni uthullën direkt në myk për t’i eleminuar. Nëse myku eshte në këmbë, mund t’i zhytni për 30 minuta në një legen me një solucion të një pjese uthull dhe pesë pjese ujë.

Bimët. Uthulla është një zëvendësues i shkëlqyeshëm natyral për produktet herbicide. Për të eleminuar bimët e padëshiruara, mund të përdorni uthull.

Burimi:rimedio naturale