Filmi për Uta Ibrahimin shpallet Filmi më i mirë i shkurtër për malet

0
115
Alpinistja Uta Ibrahimi ka shënuar edhe një sukses tê radhës, por kësaj here në film.

Uta vite më parë u bë simbol i maleve, pasi u bë gruaja e parë shqiptare që shkeli majën më të lartë në botë, Everest.
Filmi “Her Story” që portretizon dokumentimin e përvojës së saj të ngjitjes në Everest, sot është shpërblyer me çmimin “Filmi i shkurtër më i mirë për malet”, në Festivalin e Filmit në Stamboll.

Kjo njëherësh shënon edhe hapat e parë të njohjes së përvojës së Utës globalisht.