Trump: Nuk do ta pranojmë kurrë humbjen në zgjedhje

0
84

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se nuk do ta pranojë kurrë humbjen në zgjedhjet presidenciale, dy javë para se demokrati Joe Biden të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Asnjëherë nuk do ta pranojmë”, tha ai gjatë një tubimi para mbështetësve të tij.

“Ne i fituam këto zgjedhje dhe madje gjerësisht”, shtoi ai.

Deklarata e tij vjen pavarësisht të gjitha konfirmimeve dhe mungesës së provave që mbështesin hipotezën e mashtrimit zgjedhor./ATSH