Trazira në Washington, evakuohet Mike Pence dhe Senati

0
114

Ndërtesa e Kongresit amerikan (US Capitol) u kthye në një kaos të mërkurën derisa qindra protestues pro Trumpit kanë sulmuar ndërtesën, duke detyruar Senatin të evakuohet bashkë me zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili u dërgua në një vend më të sigurt.

Pence, i cili po kryesonte seancën e përbashkët, shihej duke dalë me shpejtësi nga dhoma e Senatit mes zhurmës së demonstruesve që rrethuan ndërtesën.

Situata kaotike erdhi pasi Trump, i cili ka refuzuar të pranojë rezultatet e zgjedhjeve, foli me një turmë të madhe para Shtëpisë së Bardhë.

Ai i zemëruar u zotua se nuk do të pranonte kurrë Joe Biden si fitues të zgjedhjeve dhe pohoi, pa bazë, se rezultatet e zgjedhjeve ishin të rrejshme.