Policia ka identifikuar personin që e sulmoi dje gruan në Emergjencë

0
1553

Policia e Kosovës e ka identifikuar se kush ishte personi që e ka sulmuar fizikisht një grua dje derisa dilte nga Klinika e Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gruaja duket se kishte marrë trajtim në Emergjence dhe derisa dilte ishte i shoqëruar nga një burrë, i cili e sulmoi në kokë.

Zëdhënësja për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë për klankosova.tv se janë duke u marrë këtë rast.

“Referuar pamjeve në fjalë, policia menjëherë në përputhje me autorizimet saj ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes si dhe hetimit të rrethanave që karakterizojnë rastin”.

“Në kontekstin e kësaj menjëherë ka identifikuar palët, ka proceduar me intervisitimin e të njëjtëve dhe ka koordinuar veprimet e mëtejme me prokurorin e shtetit, për të nxjerrë në pah nëse ka elemente të veprës së inkriminuar”, ka thënë Ahmeti.