“Më dukej sikur të kisha harruar edhe në ëndërr”

0
122

Nga Dritëro Agolli

Më dukej sikur të kisha harruar edhe në ëndërr,
Po ti diku në qenien time ishe ulur.
Dhe një ditë kur në qytet binte një shi i vëngër,
M’u shfaqe papritur në asfaltin e qullur.
Me balerina të vogla m’u mbush asfalti e sheshi,
Me balerina të vogla e flutura.
Ti qëndroje mes tyre e qeshje
Me buzët e bukura…
Dhe nuk dija ku ndodhesha
Mes balerinave, a pikave të shiut të dendur
Drejt teje afrohesha
Si afrohemi në ëndërr…
*Titulli i origjinalit: “Ëndërr”