Kushtetuesja publikon vendimin e plotë për rrëzimin e Qeverisë Hoti

0
47

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin zyrtar lidhur me çështjen e votës së Etem Arifit, e cila i jep dritë jeshile rrëzimit të Qeverisë Hoti dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.

Kushtetuesja ka konstatuar se personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvend, njofton Klan Kosova.

Po ashtu është konstatuar se zgjedhja e Qeverisë Hoti, më 3 qershor, s’është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe duke kërkuar që presidenti të shpallë zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre.ko_95_20_agj_shq