Të gjithë specialistët me mbi 60 pikë, do të lidhin kontratë me ShSKUK-në

0
46

Nga QKUK- Shskuk info

Të gjithë specialistët me mbi 60 pikë, do të lidhin kontratë me ShSKUK-në

Lidhur me publikimin e rezultateve të konkursit për specialistë të profileve të ndryshme në SHSKUK, sqarojmë se ShSKUK ka vepruar bazuar në Ligjin Nr. 06/L-114 për Zyrtarë Publikë.

Të pranuarit kanë fituar pozitat në bazë të pikëve të fituara, sipas renditjes.

Për kandidatët, të cilët nuk janë pranuar, është vepruar në bazë të Nenit 68, Paragrafi 6, të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarë Publik, i cili ka përcaktuar se, kandidatët të cilët në përfundim të vlerësimit kanë arritur 60 pikë e më shumë, konsiderohen kandidatë fitues dhe renditen nga Komisioni, sipas pikëve të marra, në listen e kandidatëve të suksesshëm.

Këta specialistë do të ftohen në punë, duke u bazuar në nevojat e spitaleve të përgjithshme dhe njësive përbërëse të ShSKUK-së.