Arrin në 42 numri i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

0
91

Ka arritur në 42 numri i të lënduarve nga shpërthimi që ndodhi sot në një Qendër Tregtare në Ferizaj.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar majori Qazim Reka.

“Numri i të lënduarve ka arritur në 42”.

Në një Qendër Tregtare në Ferizaj, ka shpërthyer një bombolë e gazit.

Akoma nuk dihet për shkaqet e shpërthimit teksa policia dhe institucionet e tjera relevante po merren me rastin.