Kujtojmë shkrimtarin Albert Camus në 60 vjetorin e vdekjes së tij

0
136

Albert Camus është shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957. Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar i tij bazohet në idenë absurde të egzistencës së njeriut.

Albert Camus lindi me 7 nëntor 1913. Në saje të presionit të babait, i ndjek rregullisht studimet në universitet dhe diplomon për Filozofi. Në vitet tridhjete ai kalon sprova te shumta në jetë dhe piqet nga përvoja gjithfarësheshe: shkruan tekste te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital për tuberkuloz por i shpëton vdekjes por jo kurimeve te vazhdueshme.

Harton romanin e rinise “Vdekja e lumtur”, te cilën nuk pranon ta botoje për se gjalli. Viti 1937 shënon çast vendimtar ne jetën intelektuale te Kamyse. Boton librin “E mbrapshta dhe e mbara” me ese te rinise. Ne vitin 1939 boton një tjetër libër me ese “Dasma”.

Me pas punon në gazetat serioze te Algjerit dhe shkrimet e tij i boton ne një përmbledhje “Aktualet”.

Bëhet i njohur me 1942 me botimin e eseut filozofik “Miti i Sizifit”, sfide krenare e njeriut ndaj universit te dhunës e te pakuptimte që Kamyja e emërton me emrin “absurd”. Po atë vit boton romanin “I Huaji”, pasqyrë e brishtesise se njeriut dhe e vuajtjes absurde. Krijimtaria e Kamyse pasurohet dhe me dy drama. “Kaligula”, me 1944, përshkrim poetik i çmendurisë njerëzore te mishëruar ne figurën e perandorit romak Kaligula. Drama tjetër është “Të drejtët” himn i sakrificës për liri. Vepër tjetër është eseja “Mendime për gijotinën” ku dënon heqjen e dënimit me vdekje. Botime tjetër është romani “Murtaja” që mbahet si një nga romanet më të mira të shek XX, ku i bëhet një sinteze qëndresës njerëzore ndaj të gjitha formave te tiranisë.

Botimi i esesë “Njeriu i revoltuar” me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamyse sulmin e ashpër të intelektualeve te majte franceze, me ne krye Sartrin dhe një lloj izolimi, te cilin ai e vuajti thellë. Në këto vite dëshpërimi e vetmie ai shkroi veprën e tij më pesimiste e të zymte “Rënia”, aktualizim i parabolës biblike mbi gjendjen e njeriut si mëkatar dhe i pandreqshëm.

Dorëshkrimi i papërfunduar i Kamyse është romani “Njeriu i parë” që e botuan më pas të paplote me 1994.

Më 1957 suksesi letrar i Kamyse vlerësohet me çmimin Nobel. Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik me 4 janar 1960.

I famshmi, i lindur ne Algjeri, filozofi dhe shkrimtari francez Albert Camus kthehet ne Paris nga Provence, ku kaloi pushimet e dimrit. Makinen, marke Facel-Vega, e nget miku i tij dhe botuesi Michel Galimar. Burri dhe vajza e tyre po udhetojne me ta. Rruga eshte plot me akull dhe ne afersi te qytetit te vogel (Petite) Vilmpleven Galimar humb kontrollin e automjetit mbreselenes dhe perplaset ne nje peme. Nxjerrja e udhetareve nga rrenojat zgjat ore, por per Camus tashme eshte vone. Vdekja e shkrimtarit nobelist ishte e menjehershme.