“A JE ME PARTNERIN E DUHUR?”

0
334

Gjatë një seminari, një grua pyeti: “Si ta di se jam me personin e duhur?”
Folësi më pas e vërejti që një burrë i bëshëm ishte ulur afër saj kështu që i tha, “varet, a është ky partneri yt?”
Me shumë seriozitet ajo u përgjigj: “Nga e dite?”
“Prit ta jap përgjigjen për këtë pyetje sepse mesiguri po të rëndon në kokë”, tha folësi.
Ja përgjigjeja:
Secila marrëdhënie ka një cikël. Në fillim, bjen në dashuri me partnerin. I pret thirrjet e tij, e dëshiron prekjen e tij dhe të pëlqen gjithçka rreth tij. Të biesh në dashuri nuk është e vështirë. Në fakt, është përvojë krejt e natyrshme dhe spontane. Nuk të duhet të bësh asgjë. Prandaj thuhet “të biesh” në dashuri.” Rënia në dashuri është përvojë pasive. Por pas disa muajve apo viteve bashkë, euforia e dashurisë zbehet. Ky është cikli i natyrshëm i secilës marrëdhënie.
Ngadalë por sigurt, thirrjet bëhen të mërzitshme (nëse ka të tilla), prekja nuk është gjithmonë e mirëseardhur (kur ndodh), dhe jo çdo sjellje e bashkëshortit të duket e lezetshme. Simptomat e kësaj faze ndryshojnë në secilën marrëdhënie, por vërehet ndryshim dramatik mes fazës fillestare kur keni qenë të dashuruar dhe kësaj faze pasuese.
Në këtë pikë, ju dhe/ose partneri juaj mund ta pyesni veten: “A jam me personin e duhur?” Dhe përderisa refektoni mbi euforinë e dashurisë që keni pasur, mund të dëshironi ta përjetoni këtë me dikë tjetër. Ky është momenti kur marrëdhëniet dështojnë.
Çelësi i suksesit në marrëdhënie është të mësosh ta duash personin që ke gjetur. Njerëzit i fajësojnë partnerët për mungesën e tyre të lumturisë dhe kërkojnë përmbushje jashtë marrëdhënies. Përmbushja jashtmartesore vjen në të gjitha format. Më e shpeshta është tradhëtia. Por ndonjëherë njerëzit jepen pas punës, hobive, miqësive, televizorit, apo susbtancave narkotike. Por, përgjigja e dilemës nuk është jashtë marrëdhënies. Është brenda saj. Dhe nuk po them se nuk mund të dashurohesh në dikë tjetër. Mundesh. Dhe përkohësisht do të ndihesh më mirë. Por do të përfundosh në të njëjtën situatë disa vite më vonë.
Sepse çelësi i suksesit të marrëdhënies nuk është ta gjesh personin e duhur, por të mësosh ta duash personin që ke gjetur. Ruajtja e dashurisë nuk është përvojë pasive dhe spontane. Kjo kërkon mund të përditshëm. Kërkon kohë, përpjekje dhe energji. Dhe më e rëndësishmja, kërkon urtësi. Duhet të dish çfarë të bësh që marrëdhënia të funksionojë.
Dashuria nuk është mister. Ka gjëra specifike që mund t’i bësh (me apo pa partnerin). Ashtu siç ka ligje fizike në univers, ashtu ka edhe ligje të marrëdhënieve. Nëse di si ti zbatosh këto ligje, rezultatet janë të parashikueshme. Kështu që, dashuria është VENDIM.”

@Gratë