Hoti: Trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuruar me 121 vepra të artit

0
78

Nga Avdullah Hoti

Prej sot trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuruar me 121 vepra të artit, që nga Hoteli Grand janë bartur në Galeria Kombëtare e Kosovës / The National Gallery of Kosovo.

Falënderim dhe mirënjohje për gjithë punëtorët e Grandit të të gjitha gjeneratave dhe menaxhmentit, që i kanë ruajtur këto vepra me përkushtim që sot të vihen në dispozicion të artdashësve dhe qytetarëve në përgjithësi.

Këto vepra të çmuara artistike prej sot bëhen pjesë e pasurisë shtetërore të Kosovës dhe trashëgimi për brezat e ardhshëm.