OBSH: Bota ende e papërgatitur për të trajtuar shpërthimet e pandemive

0
45

Një vit pasi koronavirusi shpërtheu në mbarë botën, në të ardhmen ajo mund të përballet me një pandemi edhe më të madhe, ndërsa me shpërthimin ekzistues bota nuk ishte plotësisht e përgatitur për t’u përballur me të, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në konferencën e fundit për media të OBSH-së për këtë vit, drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, Mike Ryan theksoi se ”bota tani është në një vend më të mirë për sa i përket fushës së shkencës diagnostike, vaksinës dhe fushave të tjera”.

Por, Ryan paralajmëroi se ”bota duhet të bëhet gati për diçka që mund të jetë edhe më e ashpër në të ardhmen”.

Ai tha se pandemia COVID-19 ka qenë e rëndë, duke u përhapur me shpejtësi në mbarë botën.

“Kjo (pandemi) nuk është domosdoshmërisht më e madhja. Ky virus është shumë i transmetushëm dhe vret njerëz dhe privon kaq shumë njerëz nga të dashurit e tyre. Por fataliteti i tij aktual është mjaft i ulët në krahasim me sëmundjet e tjera që shfaqen. Kjo është një thirrje zgjimi”, tha Ryan./ATSH