Turqia ashpërson ligjet kundër financimit të terrorizmit

0
52

Parlamenti turk ratifikoi mocionin që bën thirrje për parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë (WMD).

Parlamenti miratoi gjithashtu një ligj, që ndalon veprimtaritë tregtare të organizatave dhe individëve që përballen me sanksione nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, çka do të thotë se mbledhja ose sigurimi i fondeve për individë dhe organizata të tilla gjithashtu është e ndaluar edhe në Turqi.

Dispozitat e ligjit të ri merren gjithashtu me financimin e terrorizmit.

Përkufizimi i “aseteve” u përditësua për t’u përputhur me përkufizimin e njohur ndërkombëtarisht.

Ata që kryejnë krimin e “financimit të terrorizmit” do t’u nënshtrohen gjobave dhe dënimeve më të rënda, sipas ligjit të ri.

Gjithashtu, pasuritë e individëve dhe organizatave të sanksionuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për “financimin e terrorizmit” do të ngrihen në një procedurë më të shpejtë.

Ligji gjithashtu ka rregulluar mbledhjen e donacioneve dhe fondeve përmes internetit.

Si i tillë, mbledhja e donacioneve dhe financimi në internet do t’i nënshtrohet lejes nga Ministria e Brendshme turke.

Me këto veprime, autoritetet synojnë të parandalojnë abuzimin me ndjenjat e solidaritetit në publik.

Ligji përcakton gjithashtu që të rregullojë si fondacionet e vendit. por edhe ato të huaja që veprojnë në Turqi.

Operacionet e fondacioneve të huaja që veprojnë në Turqi do të inspektohen rregullisht nga ministria.

Mbledhja dhe shpërndarja e fondeve jashtë nga fondacionet me bazë në Turqi në formën e ndihmës dhe donacioneve do të rregullohet gjithashtu nga ministria.

Autoritetet turke nënvizuan se të gjitha këto masa do të synojnë ta bëjnë të shpejtë dhe më efikase luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit./ATSH