Itali, fillon vaksinimi kundër COVID-19

0
42

Edhe shteti i Italisë ka filluar të jap këtë të diel vaksinat e para kundër COVID-19.

Të parët që morën vaksinën ishin tre punonjës në spitalin “Spallanzani” në Romës, ka thënë në një deklaratë Domenico Arcuri, komisioner për epideminë në Itali.

Infermierja 29 vjeçare, Claudia Alivernini, ka thënë se marrja e vaksinën për të është një moment historik.

“Ky është fillimi i një fundi dhe unë besoj të jem e para nga 60 milionë italianë”, ka thënë Alivernini.

Bashkimi Evropian ka marrë vendim që vaksinën kundër COVID-19 ta marrin të gjitha shtetet anëtare këtë të diel. Vaksina është prodhim i kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”.

Italia të enjten u bë vendi i tetë në botë që ka mbi dy milionë raste pozitive me COVID-19.