Francë: 78 vjeçarja vaksinohet e para kundër COVID-19

0
33

Një grua 78-vjeçare është bërë personi i parë që merr vaksinën kundër COVID-19 në Francë.

78 vjeçarja mori dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech mëngjesin e kësaj të diele në një spital publik të Parisit, shkruan CNN.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tregoi se vaksina do të jetë falas.

“Pas dritës jeshile nga autoritetet shëndetësore, fushata e vaksinimit fillon sot, në Francë si në Evropë.”

Macron në një cicërimë në Twitter shtoi se vaksina do të ishte plotësisht falas dhe vullnetare.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian nisi fazën e parë të programit të tij të vaksinimit masiv këtë të diel.

Franca, Italia, Gjermania, Republika Çeke dhe Spanja janë ndër vendet anëtare që filluan të bëjnë vaksinimet këtë fundjavë.

Qeveria Franceze thotë se synon të vaksinojë një milion njerëz deri në fund të muajit shkurti, me një fokus tek më të moshuarit dhe më të rrezikuarit.