“TOK”, për të prezantuar kulturën shqiptare në diasporë

0
47

”TOK me kulturën tonë”, do të mbahet sonte me 26 dhjetor virtualisht me muzikë dhe letërsi shqipe, shkruan albinfo.at

E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 – 14:00albinfo.at
Aktivistë të shumë shoqatave dhe organizatave nëpër diasporë janë bashkuar nën ombrellën “TOK për kulturën tonë” për të prezantuar kulturën shqiptare anë e mbanë botës.

Shoqata “K” nga Vjena, “Ajo” nga Londra, “Marrja Zezë” nga Berlini, “URACult” nga Kölni, “Brezi Ynë” nga Cyrihu, “ODA” nga Hamburgu dhe Germin nga Prishtina/Tirana janë bërë “tok” për të përcjell nga vende të ndryshme të Evropës kulturën shqiptare.

“TOK është një iniciativë që synon të prezantoj artin dhe kulturën shqiptare anembanë botës. Kjo iniciativë një ditë do të jetë një platformë kulturore ndërkombëtare. Gjithmonë kur kemi qenë të bashkuar, kemi arritur gjëra të mira. TOK me shoqata, artistë, profesionistë, aktivistë, vullnetarë e të gjithë ata që e duan artin dhe kulturën tonë , mundemi të bëjmë më shumë për të. Botës i kemi treguar shumë pak për ne. Ka ardhur koha të bashkohemi e ndryshojmë diçka” thuhet në njoftimin e lëshuar nga përfaqësuesit e shoqatave, përcjell albinfo.at

”TOK me kulturën tonë”, do të mbahet sonte me 26 dhjetor virtualisht me muzikë dhe letërsi shqipe.

“Rrugëtimi i ynë i parë muzikor e letrar do të jetë virtual dhe do të na sjell në Tiranë, Cyrih, Vjenë, Köln, Hamburg, Londër, Berlin e Prishtinë. Në të ardhmen ky udhëtim do të vazhdoj me ju dhe pranë jush, në Tetovë, Stockholm, New York, Ankara, Ulqin, Toronto, Shkodër, Romë, Zagreb, Athinë e Prizren e kudo që jeni”, thuhet tutje në njoftim, transmeton albinfo.at

Në vijim sjellim programin e plotë që do të transmetohet sonte.

Hyrja – Inva Mula (Soprano)
Lexim – Jehona Jahaj (Poete) – Berlin
Veprat: KeinManifest dhe AlbanischeAbsolution
Pikë muzikorë – Vendim Thaçi (Kitarist) – Zürich
Veprat: Allemande, Milonga del Angel, Prélude no.4 dhe Hot Club Français
Lexim – Kasem Hoxha (Aktor) – Köln
Veprat: Cigarja
Pikë muzikorë – Anda Gjini (Flautiste), Aysem Bolukbasi (Piano) – Hamburg
Veprat: Variacione Mbi Një Temë Popullore
Pikë muzikorë dhe balet – Flaka Goranci (Mezzo Soprano), Enxhi Rroji (Pianiste), Laura Llozi (Violiniste), Margona Komani (Çelliste) dhe Eno Peçi (Koreograf dhe Balerin) – Vjenë
Veprat: Kur Më Vjen Burri Nga Stani, Asaman Trëndafili Çelës, Lule Borë, Muzg dhe The Basic Of All Life
Pikë muzikorë – Mjellma Istrefi (Kantautore), Shkumbin Istrefi (Kitarë) – Prishtinë
Veprat: Deal ëith it, Choose you, Navajo, Una Nottea Napoli dhe CryMeaRiver
Pikë muzikorë – Adhurim Demiri (Kantautor) – Tiranë
Veprat: Zemër e Një Gruaje dhe MallBulevardi
Pikë muzikorë – AJO, Vjollca Robelli-Mripa (Kantautore), Aurel Qirjo (Violinë), Christian Prior – piano, Harry Greene – Electric Guitar – Londër
Veprat: Burrnesha, Besa, Ajo dhe Nëna
Lexim – Mario Caliva (Regjisor) – Hora Arbëreshëvet
Veprat: Qish

Për dizajnin e pllakatës është përkujdesur Anyla Berisha, kurse krijimi i videos është punuar nga Berat Hasani.