Varianti i ri i koronavirusit zbulohet edhe në Liban

0
110

Liban sot bëri të ditur se varianti i ri i koronavirusit (COVID-19) është zbuluar tek një udhëtar që erdhi nëpërmjet një fluturimi nga Britania e Madhe.

“Rasti i variantit të ri të koronavirusit është zbuluar tek fluturimi i avikompanisë Middle East Airlines nga Britania e Madhe”, tha ministri i Shëndetësisë së Libanit, Hamad Hassan në Twitter.

Ai konfirmoi se ministria është duke përcjellë gjendjen e udhëtarit si dhe të atyre që kanë qenë në kontakt me të.

Po ashtu u bëri thirrje udhëtarëve nga ky fluturim të marrin masa paraprake shtesë dhe të veprojnë në përputhje me masat epidemiologjike.

Më shumë se 40 vende, përfshirë Turqinë, kanë pezulluar fluturimet me Britaninë pas zbulimit të një varianti të ri të koronavirusit në atë vend. Disa nga vendet, të tilla si Franca, gjithashtu kanë mbyllur kufijtë e tyre tokësorë.

Varianti i ri i koronavirusit besohet se transmetohet 70 për qind më shpejt.