Los Angeles Lakers ka pësuar humbje në ditën hapëse të sezonit të ri të NBA

0
31

Kampioni aktual, gjunjëzohet në ndeshjen e parë.

Los Angeles Lakers ka pësuar humbje në ditën hapëse të sezonit të ri 2020/2021 në NBA.

Ishte rivali nga Kalifornia, Los Angeles Clippers, që mposhti “Engjëjt” me shifrat 116-109.

Më i miri tek fituesit ishte Paul George me 33 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime.

Ndërsa tek humbësit, më i dalluari ishte LeBron James me 22 pikë, 5 kërcime dhe po aq asistime.

Para këtij ballafaqimi, ndeshja që hapi sezonin e ri ishte ajo në mes të Golden State Warriors dhe Brooklyn Nets.

Këta të fundit triumfuan me rezultatin 125-99, të udhëhequr nga Kyrie Irving, që kontribuoi me 26-të pikë.

Edhe në këtë sezon, sikurse në atë paraprak, adhuruesit e “NBA” në Kosovë, kanë mundësinë t’i shohin ndeshjet më të mira në kanalet sportive të platformës “Artmotion”.