Zemaj: Duke ju dëshiruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve tanë, ju bëj thirrje të respektojnë masat anti Covid

0
215

Nga Armend Zemaj

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” është nikoqir i parë i mijëra bashkatdhetarëve tanë të cilët ditëve të fundit janë duke arritur me aeroplan për festat e fundvitit.

Është shumë e domosdoshme që të respektohen masat anti Covid në tërë hapësirat e aeroportit, si nga ana e bashkatdhetarëve edhe nga ana e personelit të aeroportit.

Andaj, duke ju dëshiruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve tanë, ju bëj thirrje të respektojnë masat anti Covid, ndërsa festat e fundvitit t’i shënojnë në familje. Ruani shëndetin Tuaj, të familjes dhe shëndetin publik, ashtu e ruajmë edhe Republikën e Kosovës!