Sulmohet fizikisht gazetari Valon Syla

0
845

Gazetari kosovar, Valon Syla, është sulmuar fizikisht para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në afërsi të lagjes “Pejton” në Prishtinë, pasi ditë më parë kishte bërë një deklaratë për mërgimtarët dhe ardhjen e tyre në Kosovë.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, kanë bërë të ditur nga Policia.