Komuna e Podujevës shpërndau 46 lopë qumështore për blegtorët llapjanë

0
141

Komuna e Podujevës ka shpërndarë sot nga një lopë qumështore të racës ‘Hollshtajn’ për 46 fermerë, përfitues të këtij subvencioni.

Në kuadër të mbështetjes së sektorit të blegtorisë, Komuna e Podujevës -Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DPBZHR) ka shpërndarë 46 lopë qumështore të racës “Hollshtajn” për blegtorët llapjanë.

Gjatë shpërndarjes së lopëve ishte e pranishme nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu dhe drejtori i DPZHR, Vigan Salihu.

Nënkryetarja Lahu ka uruar blegtorët përfitues dhe ka premtuar vazhdimin e përkrahjes për bujqit llapjanë edhe në sektorë të tjerë.

Ky subvencionim për blegtorë është realizuar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Komunës së Podujevës me organizatën OJQ “Mëshqerra”.