Aziatikët nuk kanë nevojë të përdorin deodorant për këtë arsye të veçantë

0
100

Njerëzit aziatikë në përgjithësi nuk kanë gjak Rh-negativ dhe spitalet nuk e ruajnë atë për transfuzione. Udhëtarët e huaj që kanë rezus negativ të gjakut janë në telashe të mëdha nëse u duhet të kenë transfuzion gjaku. Ka kaq shumë mënyra në të cilat aziatikët janë të ndryshëm nga racat e tjera dhe kjo është vetëm njëra prej tyre.

Sipas studimeve, aziatikët nuk duhet të shqetësohen nëse kanë vënë apo jo deodorant pas një dushi, apo para se të dalin nga shtëpia. Kjo ndodh për shkak të gjendjes së tyre të veçantë.

Gjithçka ka të bëjë me gjenin “erë”.

Askush nuk lind me sqetulla që kanë një erë të pakëndshme. Trupi ynë prodhon djersë pa erë, e cila më pas “pushtohet” nga bakteret.

Sidoqoftë, një studim i fundit nga Universiteti i Bristol ka zbuluar se nëse sqetullat tona mbajnë apo jo erë, kjo varet nga një gjen i quajtur ABCC11.

Fillimisht, shkencëtarët menduan se ky gjen ishte përgjegjës vetëm për qëndrueshmërinë e dyllit të veshit, duke e bërë atë të thatë ose të lagësht.

U zbulua se 80% deri 95% e njerëzve të Azisë Lindore kanë dyllë veshi të thatë, ndërsa afrikanët dhe europianët, të lagur.

Çuditërisht, qëndrueshmëria e dyllit të veshit lidhet me erën e sqetullave.

Rezulton se njerëzit aziatikë kanë një gjendje të veçantë gjenetike, e cila është mungesa e gjenit ABCC11. Kjo e bën dyllin e veshit të tyre të thatë, sepse i mungon substanca që ushqen bakteret.

E njëjta gjë ndodh me djersën e tyre: Ajo nuk ka erë. Bakteret qëndrojnë “të uritur”, pasi trupat e njerëzve aziatikë nuk e prodhojnë këtë substancë për ushqimin e tyre.

Njerëzit europianë dhe afrikanë nuk janë aq me fat, pasi më pak se 3% e tyre nuk e kanë këtë gjen, ndërsa pjesa tjetër e kanë atë. Kjo do të thotë se bakteret kanë një ambient për të lulëzuar, duke prodhuar kështu një erë.

Edhe pse e kanë të panevojshme, shumë aziatikë vazhdojnë të përdorin deodorantë, sidomos gratë.

Shkencëtarët gjenetikë sugjerojnë se presioni nga shoqëria është arsyeja pse shumë njerëz vazhdojnë të ndjekin rutina të panevojshme higjienike, thjesht sepse po i bëjnë dhe të tjerët.

Burimi: Bright Side, Anabel