Ushqime më të pasura me serotonine për të fjetur më mirë, për të ngrënë më pak dhe për të qenë më të lumtur

0
86

Ka disa ushqime të pasura me përfitime, të cilat mund të bëjnë mirë për shëndetin tonë falë lëndëve ushqyese të tyre. Disa prej tyre kanë aftësinë për të rritur prodhimin e serotoninës, një hormon i shoqëruar, ndër të tjera, me lumturinë. Serotonina gjithashtu vepron në sjellje, oreks, tretje, kujtesë dhe gjumë.

Peshk “blu”: Prania e acideve yndyrore omega 3 në gjak është shoqëruar me nivele më të larta të serotoninës. Sugjerohet të hani peshk blu të tillë si salmon, sardele, ton, skumbri, ançua dhe açu.

Mishi: MIshi i ulet ne kalori si gjel deti dhe pula, është e pasur me triptofan, një aminoacid thelbësor që nxit rritjen e serotoninës në tru.

Vezë dhe produkte qumështi: Gjithashtu shumë i pasur me triptofan, konsumi i tyre i moderuar ndihmon në rritjen e niveleve të serotoninës. Jogurti dhe qumështi rekomandohen.

Bishtajoret: Thjerrëzat dhe qiqrat janë të pasura me fibra, proteina bimore, vitamina, minerale dhe triptofan dhe kanë shumë pak kolesterol.

Drithërat: Orizi dhe mielli integral rrisin nivelet e serotoninës, stimulojnë sekretimin e insulinës, një hormon që rrit disponimin e triptofanit.

Fruta të thata: Bajamet e pjekura, arrat, luledielli dhe farat e kungullit janë të pasura me triptofan.

Cokollata: Kakaoja ndihmon trupin të përthithë më mirë triptofanin duke rritur nivelet e serotoninës në tru. Përveç kësaj, ajo ka një veprim stimulues.

Fruta dhe perime: Ananasi është veçanërisht i efektshëm kundër depresionit: ai përmban përbërës aktivë që stimulojnë prodhimin e serotoninës. Bananet janë gjithashtu të pasura me lëndë ushqyese dhe fibra të cilat, ndër të tjera, na bëjnë të ndihemi më të lumtur. Fasulet, artichoket etj. favorizojnë rritjen e serotoninës.

Burimi: Rimedio Naturale