Sulmohen tre infermierë në Prizren, policia ndalon të dyshuarin

0
63

Tre persona kanë sulmuar tre infermierë të Shërbimit të Urgjencës në Prizren.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:10.

Të dyshuarit janë arrestuar nga një ekip i policisë që ishin afër vendin të ngjarjes.

Ndërkaq të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Emergjente.

Kështu për Klan Kosova tha Shaban Osmanollaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Me datën 19.12.2020 rreth orës 22:10 nga Urgjenca është marrë informata se janë sulmuar nga disa persona të dyshuar. Me të marrë informatën një ekip i policisë kishte qëlluar afër vendit te ngjarjes dhe e kishte vënë situatën nën kontroll, duke ndaluar të dyshuarit dhe të njëjtit janë sjellë në stacionin policor për intervistim, ndërsa personeli mjekësor i sulmuar ishte nisur në drejtim të emergjencës për trajtim mjekësor”.

“Polici hetues kujdestar është informuar në lidhje me rastin dhe i njëjti e ka informuar Prokurorin e Shtetit i cili ka sugjeruar që të ndalohet për 48 orë ne ndalim policor njërin nga të dyshuarit. Rasti është duke u hetuar”.