“Ti kthehesh përsëri tek unë, ka kohë që të pres”

0
75

Nga Timo Flloko

Ti kthehesh përsëri tek unë.
Ka kohë që të pres.
Nis rituali i përhershëm i pendesës,
i njëjtë që nga koha e Krijimit,
e Adamit dhe Evës.
E kam pësuar, e di.
Ti prapë do të krijohesh si dhimbje,
nga shtati i një burri, trupi im.
Mashtrimi i gjarprit, si helm,
tradhtinë s’e zhbën dot.
Ç’vlen shfajësimi: afshe, lutje, lot?
Dashuria…Betejë e humbur,
thuajse gjithmonë…
Më kot.
Të kam falur.
Një Adam i mashtruar jam,
si gjithë të dobëtit në botë.

*Titulli i origjinalit: “Kthim i dashurisë”