Çfarë janë niacinamidet dhe çfarë i bëjnë lëkurës

0
255

Tre dermatologë thonë gjithçka që dinë rreth niacinamideve.

Kur një krem ose serum thotë se është i mbushur me vitamina dhe minerale, gjasat janë që njëra prej tyre të jetë vitamina B3, e njohur gjithashtu si niacinamide ose nikotinamide.

Edhe pse përbërësi aktiv ekziston prej vitesh, ai po fiton popullaritet falë të fiksuarve pas lëkurës në TikTok, por dhe aplikacione të tjera.

Sidoqoftë, ekziston konfuzion rreth përfitimeve të niacinamideve, sepse ka aq shumë prej tyre.

Fillimisht, çfarë janë niacinamidet?

“Një niacinamid është një vitaminë e tretshme në ujë, që përfshihet në shumë formula aktuale të produkteve të kujdesit ndaj lëkurës”, thotë dr. Hope Mitchell, një dermatolog i certifikuar në Ohajo.

Niacinamidi punon me substancat natyrore në lëkurën tuaj, për të ndihmuar në minimizimin e dukshëm të poreve të zgjeruara, rregullimin e prodhimit të yndyrës, si dhe zbutjen e vijave të imëta në lëkurë apo rrudhave.

Çfarë i bën lëkurës?

Kjo varet nga mënyra si e aplikoni.

Kur aplikohet në zona të caktuara të lëkurës, niacinamidet ndihmojnë për të rritur ngadalë prodhimin e kolagjenit, i cili ndihmon që të arrihet një sipërfaqe lëkure e njëtrajtshme, duke reduktuar poret dhe rrudha.

“Aftësia e tij për të kontrolluar prodhimin e sebumit (yndyrës), si dhe vetitë e saj anti-inflamatore ndihmojnë në minimizimin e ashpërsisë së puçrave. Gjithashtu, niacinamidet ndihmojnë dhe në minimizimin e çdo hiperpigmentimi, duke bllokuar ndryshimin e pigmentit në sipërfaqen e lëkurës suaj.

Kur merret në mënyrë orale, ai mund të konsumohet si trajtim për mungesë të vitaminës B13.

“Por, për sa kohë që po hani një dietë të ekuilibruar, nuk keni pse të merrni një shtesë të niacinamidit”, shprehet dr. Victoria Barbosa.

Vitamina B3 zakonisht gjendet si niacinamide në produkte me bazë shtazore, të tilla si mishi, peshku dhe ushqime me bazë bimore, fruta të thata, perime etj.

Dr. Idriss paralajmëron se në rastin e niacinamideve nuk vlen shpreshja “sa më shumë, aq më mirë”. Ai thotë:

“Kufizoni përqendrimin e niacinamideve në rreth 4-5%, pasi gjithçka më e lartë se kaq, mund të jetë irrrituese.

Dr. Barbosa shton:

“Njerëzit duhet të jenë nën vëzhgim të efekteve anësore, duke përfshirë shqetësime gastrointestinale dhe skuqje të lëkurës.”

Si ta përfshini vitaminën B3 në rutinën tuaj

Sipas tre dermatologëve, “niacinamidet janë përbërës të mrekullueshëm anti-plakjeje”, pasi përshtaten mirë si me lëkurën e thatë dhe me atë të yndyrshme.

“Niacinamidet janë unike në mënyrën e përputhjes që kanë më lëkurën.”

Vitamina tolerohet mirë edhe nga lëkurat e ndjeshme. Sidoqoftë, për çdo produkt të ri kryeni një provë në krahun tuaj, para se ta lyeni gjithë fytyrën, për të qenë të sigurt.

Ju mund ta bëni vitaminën pjesë të fytyrës suaj, duke blerë produkte që përmbajnë niacinamide, pas një konsulte me mjekun dermatolog ose një farmacist.

Burimi: Harper’s BAZAAR