“Prishtina International Theater Festival” hap edicionin e katërt

0
48

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Prishtina International Theater Festival” këtë vit do të mbajë edicionin e katërt.

Edicioni i katërti PITF do të zgjasë nga 19-23dhjetor 2020, nën masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë COVID-19, me numër të kufizuar pjesëmarrësish, transmeton Klan Kosova.

Në programin garues do të jepen katër shfaqje, të trupave teatrore nga Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Për më shumë, ju lutemi gjeni programin e Festivalit PITF2020, në:

https://pitf.teatriaab.com/program/