Njihuni me Krenare Rakovica me një talent të jashtëzakonshëm për artin e filigranit

0
80

Njihuni me Krenare Rakovica! Një shpirt i ndritshëm me një talent të jashtëzakonshëm për artin e filigranit.

Nga motivet e vogla që shihen në veprat tradicionale, ajo krijon vepra të bukura dhe unike të filigranit me kombinime të stilit të saj modern. Krenarja e ka adoptuar stilin e saj të punimeve, ndërsa ndjek hapat e babait në këtë profesion. Për të, të jesh një artiste e filigranit do të thotë lumturi pasi bën atë që do më së shumti; të krijoj bizhuteri të bukura nga filigrani dhe duke mbajtur të gjallë këtë profesion të trashëguar nga babai.

Kryeveprat e saj mund t’i gjeni në dyqanin simpatik që gjendet në zemër të Prishtinës, në rrugën Garibaldi. Nga vathët, qaforet, unazat dhe byzylykët te kutitë e bizhuterive dhe anijet e vogla të piratëve, secila vepër e saj është një copëz arti që çdo kush nga ne duhet ta ketë; një dhuratë perfekte për të dashurit tuaj apo pse jo edhe si shpërblim për veten.