“Shoh gra që tradhëtohen e durojnë çdo ditë dhunë fizike e psikologjike veç “mos me i lanë fëmijët pa babë/nanë “

0
713

Nga Adelina Miranaj

Shoh çifte që i shtyjnë martesat e tyre me gjoks për “hater te femijeve”, gra që tradhëtohen e durojnë çdo ditë dhunë fizike e psikologjike veç “mos me i lanë fëmijët pa babë/nanë”, duke mendu që përballja e saj me vuajtjet e keqtrajtimin janë në të mirë të fëmijës. Nuk e vë në dyshim që ato e duan të mirën e fëmijëve. Por rruga që ato zgjedhin nuk mundet me qene kurrë e duhura për ta.
Për çfarë të mire flasim? Kur fëmijëve në mëngjes ua prishin gjumin zënkat e të rrahurat tuaja? Paramendoni një fëmijë të zgjohet nga e qara e nanës, britmat e t’sharat e babait. Ç’të duhet një baba që ta shanë e ta rreh nanën para syve tu? Një tjetër që bredh natën rrugëve me shishe alkooli në dorë e nuk e bjen mëngjesi te shpija. Një baba që para darkave me familje, zgjedh paranë e fundit me harxhu kafeve të rakise e klubeve të natës. Një tjetër që pos nanës së tyne mban edhe një dashnore. Një baba që nuk është aktiv kurrë në edukimin e rritjen e fëmijës, nuk merr pjesë as në mbledhjet shkollore, nuk ka kohë as të luajë me fëmijët tu. M’thuj ç’të duhet?
Kur si grua nuk mban mend të jetë kujdesur diçka si prind, përveç rrogës që e ka pru te shpija, shpeshherë edhe atë gjysmake. Kur kthehesh e mendon që është kaq i padobishëm, përveç të këqijave që ju sjell në shtëpi, nuk je gjendje me i kujtu asnjë të mirë, ç’do me rritë fëmijën pranë një babe të tillë? A mendon përnjemend që dhu*na që ai ushtron te ti edhe te fëmija yt ka me ndiku pozitivisht në edukimin dhe formimin e fëmijës si personalitet? A nuk po frikësohesh se kështu je ka ndihmon me rritjen dhe edukimin e një fëmije dhu*nues?
Duke u mundu për të mirën e tij, po krijon personalitet antisocial, arrogant, mosbesues e nënvlerësues. Po, seriozisht. Ti çdo ditë nga pak po e dëmton mirëqenien dhe formimin e tij.
Nëse veç i pyetni, asnjëri nga ta nuk do të zgjedhte jetën pranë një babai të tillë.
Kur e vetme ke arritë me i sjellë në jetë, me iu siguru çdo nevojë e dëshirë jetësore, ke me ia dalë me siguru edhe atë pagën mujore për me i majtë gjallë, e që është arsyeja kryesore që po t’mban peng me i rritë fëmijët në gjendje të tillë.