Prishtina e Llapi realizuan fitore të rëndësishme

0
46

Janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 18-të në Superligë. Prishtina dhe Llapi kanë shënuar fitore në shtëpi në duelet kundër Ballkanit përkatësisht Feronikelit. Prishtina arkëtoi tri pikë të mëdha në duel me portokallezinjtë nga Suhareka, me rezultat 2:1, duke ruajtur hapin në garën për titull. Oto John shënoi në minutën e 45-të për Prishtinën, por në minutat shtesë të pjesës së parë shifrat i barazoi Visar Berisha. Ndërkohë, golin e fitores për bardhekaltrit e realizoi Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 90-të. Në anën tjetër, Llapi shënoi fitore me rezultat 3:2 ndaj Feronikelit në një ndeshje mjaft interesante, me golat e Yll Hoxhës (autogol 22’), Sava Gardasheviq (35’) dhe Arbnor Ramadani (62’), derisa të dy golat për Feronikelin i shënoi Simonovski (43’ dhe 76’).
Ndërkohë, sot janë zhvilluar edhe tri ndeshje në kuadër të fazës së 1/16 së finales së Kupës, ku janë arritur këto rezultate:
Ulpiana – Liria 2-0
Vllaznia – Dukagjini 1-4
Malisheva – 2 Korriku 1-1 në vazhdime 2-3