Merkel konfirmon kufizime më të ashpra antiCovid-19

0
231

Një bllokim i pjesshëm në Gjermani që mbylli bare, restorante dhe ambiente të kohës së lirë, por që mbajti hapur dyqanet dhe shkollat, nuk ishte i mjaftueshëm, deklaroi sot kancelarja Angela Merkel, pasi landet ranë dakord për masa më të ashpra që nga e mërkura e ardhshme.

”Rritja eksponenciale e rasteve u ndalua për pak kohë”, u tha Merkel gazetarëve në Berlin pas bisedimeve me udhëheqësit rajonalë, në të cilën ata ranë dakord të mbyllnin të gjitha dyqanet thelbësore dhe të kufizonin frekuentimin e shkollës dhe kopshteve.

”Tregtia me pakicë do të ndalet nga 16 dhjetori deri më 10 janar”, deklaroi Merkel.

”Trendi eksponencial ka ndryshuar”, theksoi ajo.

“Ne jemi të detyruar të veprojmë dhe po veprojmë tani”, shtoi Merkel./ATSH