Meksika miraton përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech

0
42

Autoriteti shëndetësor i Meksikës, Cofepris, miratoi hedhjen në treg të vaksinës së zhvilluar nga laboratorët amerikan Pfizer dhe gjerman BioNTech kundër koronavirusit, theksoi sot nënsekretari i Shëndetësisë, Hugo Lopez-Gatell.

“Meksika është vendi i katërt, agjencia rregullatore e shëndetit të të cilës, Cofepris, i ka dhënë dritën jeshile vaksinës së Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit”, theksoi Lopez-Gatell në një konferencë shtypi.

Britania e Madhe, Bahreini dhe Kanadaja tashmë e kishin aprovuar këtë vaksinë.