Gjilani kthehet te fitorja pas katër humbjeve radhazi

0
43

Sot është zhvilluar një ndeshje në kuadër të javës së 18-të në Superligë. Skuadra e Gjilanit ka arritur t’i japë fund serisë prej katër humbjeve radhazi, duke shënuar fitore si mysafire ndaj skuadrës së fundit në renditje, Besës, me rezultat 2:1.

Golat për Gjilanin i shënuan Gerhard Progni (‘2) dhe Darko Nikaç (’62), derisa golin e nderit për vendasit e shënoi Redon Syla në minutën e 77-të të ndeshjes. Kësisoj, Besa e mbyll me humbje stinorin vjeshtor në Superligë, ndërsa Gjilani në fundjavën e ardhshme do ta zhvillojë edhe ndeshjen e mbetur ndaj Ballkanit.

Ndërkohë, sot është zhvilluar edhe ndeshja e parë në kuadër të fazës së 1/16 së finales së Kupës së Kosovës, ndërmjet Vitisë dhe Ferizajt, e cila u mbyll me fitoren e ferizajasve me rezultat 3:2.