“Kur të hapen krejt kufijtë, oh, kam frikë atë ditë, ikjen e gjithë njerëzisë!”

0
113

Nga Petraq Kolevica

Kaq u shtuan poshtërsitë,
Kaq u rritën marrëzitë,
Kaq na mbytën ligësitë,
Sa kam frikë se një ditë,
Kur dhe ne të shohim dritë,
Kur të hapen krejt kufijtë,
Oh, kam frikë atë ditë,
Ikjen e gjithë njerëzisë!
Do të lënë mall’ e gjënë;
Do braktisin babë e nënë
E s ‘do kthejnë kokën prapa,
Po do ikin me të vrapa
Larg qytetit, larg shtëpisë,
Larg, më larg prej Shqipërisë;
Larg, më larg kësaj së mjerës,
Sikur ikin prej kolerës …