Austria fillon testimin masiv për coronavirus

0
70

Provincat austriake kanë nisur një program vullnetar të testimit masiv të coronavirusit me qëllim zbulimin e rasteve COVID-19 përpara sezonit të festave.

Sipas mediave të huaja, dhjetë milion teste janë porositur për një popullsi prej 8.8 milionë banorësh me shpresat se një program testimi do të ndihmojë vendin të dalë nga grupi i dytë i kufizimeve të bllokimit.

Stadthalle, një vend koncertesh dhe ngjarjesh në Vjenë, është një nga tre vendet në kryeqytetin austriak ku ndodh programi i testimit, i frymëzuar nga një i ngjashëm në Sllovakinë fqinje.

Dy mijë rekrutë të ushtrisë janë mobilizuar për të ndihmuar në qendrat vetëm në Vjenë.