Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të veturës

0
36

Sot rreth orës 01:30, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, policia ka arrestuar një person të dyshuar për Vjedhje të veturës.

I dyshuari V.L mashkull 34 vjeç, përderisa ishte duke lëvizur me veturë, është ndaluar nga njësiti i trafikut, që atë moment po kryente detyra specifike operative.

Menjëherë pas ndalimit policia ka kryer verifikimet e nevojshme për të dyshuarin dhe automjetin dhe të dhënat kanë rezultuar se i njëjti është person i shpallur në kërkim për një rast të vjedhjes së veturës të ndodhur në rajonin e Pejës me datën 09.12.2020, dhe pikërisht vetura të cilën po e drejtonte ishte vetura e raportuar si e vjedhur.

Mbështetur në të dhënat e verifikuara i dyshuari është arrestuar menjëherë nga ana e policisë ndërkaq vetura është sekuestruar.

Aktualisht hetuesit policor të Fushë Kosovës në bashkëpunim me hetuesit e rajoni të Pejës dhe në koordinim me prokuronin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet vijues hetimore e procedurale për rastin.