42 gazetarë të vrarë në të gjithë botën në vitin 2020

0
50

Sipas një raporti në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, më shumë se 40 gazetarë dhe punonjës mediatikë në të gjithë botën u vranë dhe 200 të tjerë u burgosën ndërsa bënin punën e tyre.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Meksika kryeson listën e vitit 2020 ku janë vrarë, 13 nga 42 gazetarë.

Meksika kryeson listën për herë të katërt në pesë vjet.

Pakistan. Afganistani, India, Iraku dhe Nigeria regjistruan nga tre vrasje secili.

Federata gazetareske, e cila ka 600 000 anëtarë në 150 vende, numëroi gjithashtu dhjetëra gazetarë që janë burgosur, shpesh pa akuza, nga qeveritë që përpiqen t’u shpëtojnë syve kureshtarë.

“Këto zbulime vënë në qendër të vëmendjes abuzimet serioze nga qeveritë që kërkojnë të mbrojnë veten nga përgjegjësia duke burgosur gazetarë dhe duke u mohuar atyre procesin e duhur,” tha presidenti i federatës Younes Mjahed./ATSH