Zalli: Rimbursimi i mjeteve nga Trusti pritet të bëhet në vitin 2023

0
120

Komisioni për Buxhet dhe Financa sot ka miratuar kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021.

Kjo u bë gjatë mbledhjes së sotme që është duke u mbajtur nga ora 10:00.

Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale, Adrian Zalli, ka bërë të ditur para deputetëve se në vitin 2023 do të bëhet rimbursimi i mjeteve për gjithë qytetarët që tërheqin mjetet e tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Zyrtarët e Trustit që raportuan para këtij komisioni kanë thënë se është duke u diskutuar akoma rregullorja për rimbursimin e këtyre mjeteve, njofton Klan Kosova.