Si të gjeni temperaturën normale të trupit tuaj dhe si ta matni atë saktësisht

0
60

Ndryshimi i intervalit të temperaturës dhe si ta njihni tuajën

Temperaturat e trupit tonë priren të jenë më të ulëta në mëngjes, por kanë tendencën të rriten pak në mbrëmje.

Për disa njerëz, temperatura, si simptomë e Covid-19, është më e dukshme gjatë mbrëmjeve, por sapo thamë që edhe në gjendje normale shëndetësore, temperaturat kanë luhatje. Atëherë, si ta dallojmë kur është lëvizje normale dhe kur kemi të bëjmë me simptomë të Covid?

Një temperaturë “Covid-19” zakonisht qëndron e lartë, sa ju duket se s’do zhduket. Ndërkohë, ethet kundrejt luhatjeve të temperaturës së trupit, janë një gjë krejtësisht e ndryshme. Zakonisht, s’do ndjeni ndryshim midis kalimit nga një temperaturë e lartë në një më të ulët.

Të mësoni intervalin e temperaturës tuaj normale, mund të arrihet duke e kontrolluar atë tre herë në ditë, zakonisht mëngjes, drekë dhe darkë.

Përgjatë disa javëve, renditni rezultatet.

Deri në fund të këti “eksperimenti”, ju do të bëni një mesatare të temperaturës suaj, për të parë se në ç’interval është zakonisht ajo e trupit tuaj.

Në këtë mënyrë, kur ju e dini temperaturën normale të trupit tuaj, është më e lehtë të kuptoni kur diçka nuk shkon, sidomos tani, në kohë pandemie.

Mos harroni se ka disa faktorë që ndikojnë në temperaturë.

Mjekime të ndryshme mund ta ulin ose ta ngrenë temperaturën, edhe nëse ky nuk është qëllimi kryesor i medikamentit.

Termometrat dhe metodat më efektive për matjen e temperaturës

Termometrat e nivelit spitalor ose termikë të blera në vende të sigurta, janë më të mirat.

Për një saktësi më të lartë, ju mund ta kontrolloni temperaturën tuaj tre herë radhazi, me 10 minuta ndërmjet secilës provë.

Temperatura mund të matet përmes lëkurës, gojës, rektumit, sqetullës ose veshit.

“Termometrat e lëkurës ose veshit janë të lehtë për t’u përdorur, por mund të jenë më pak të sakta se termometrat oral ose rektal”, thotë mjeku Ford Javaida për CNN.

“Matja me termometrin në sqetull është diçka midis. “Pasaktësia” mund të qëndrojë se kjo lloj matje, së bashku me çdo matje që bëhet nga lëkura, mund të reflektojë më shumë temperaturën e jashtme sesa temperaturën e vërtetë të trupit. Sidoqoftë, as ky opsion nuk është i pakonsiderueshëm.”

Ndikues tjetër është edhe mjedisi.

“Nëse unë sapo kam ardhur nga i ftohti i acartë jashtë, balli im apo veshët do tregojnë një temperaturë shumë më të ulët, prandaj, duhet që, për një rezultat të saktë, temperatura të matet 1-2 orë më vonë.”

Matja orale, pra vendosja e termometrit në gojë, mbetet gjithnjë zgjidhje e mirë.

Përfundimisht, si ta matni me saktësi temperaturën tuaj

Përveç motit ekstrem, edhe konsumi i “një ushqimi ose pijeje shumë të nxehtë/shumë të ftohtë brenda disa minutave para se të kontrolloni temperaturën në mënyrë orale, mund të japë rezultat të pasaktë”.

Prisni 30-40 minuta para se ta matni.

Nëse shihni se temperatura juaj është 1-2 shkallë më lart se e zakonshmja, por ju s’keni asnjë simptomë tjetër, atëherë monitoroni temperaturën tuaj për gjatë gjithë ditës në vazhdim, si dhe të nesërmen.

Do të shihni se temperatura do kthehet në normalitet. Nëse kjo nuk ndodh, duhet të testoheni për koronavirus, veçanërisht nëse po filloni të përjetoni dhe simptoma të tjera, si kollë, lodhje apo humbje të shijes dhe nuhatjes.

Duhet të tregoheni të kujdesshëm, por të mos bëheni paranojakë. Nëse keni dikë me Covid në shtëpi apo nëse nuk e ndjeni veten si zakonisht është normale që të kontrolloni veten për temperaturë apo simptoma të tjera.

Por, nëse ndiheni shumë mirë, nuk është e nevojshme të kontrolloni temperaturën tuaj çdo ditë, herë pas here.

Nga ana tjetër, kushtojini rëndësi të gjitha simptomave. Shumë njerëz me Covid, mund të kenë shumë simptoma, përveç temperaturës.

“Është ndryshe për çdo njeri”, shprehet Ford Javaid.

Burimi: CNN, Anabel