CNN: Kalifornia po përjeton mungesë shtretërish dhe personel mjekësor të rraskapitur

0
46

Në fillim të këtij viti, infrastruktura mjekësore në Kaliforni u vu në provë nga pandemia e koronavirusit, por tani gjërat janë ndryshe, deklaroi një zyrtari i lartë i spitaleve, shkruan Steve Almasy për CNN.

Mjekët dhe infermierët në atë kohë po punonin në përmirësimin e trajtimeve dhe tejkalimin e mungesave të pajisjeve mbrojtëse personale (PPE). Por, tani personeli në spitale është lodhur. Gjetja e shtretërve të rinj është një tjetër çështje, ndërkohë që të kesh një staf të ri është një çështje tjetër.

“Një nga gjërat më të rëndësishme për të mbajtur mend është kur flasim për kapacitetin e spitaleve dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me shtretërit”, thotë ndërkohë Carmela Coyle, presidente e Shoqatës së Spitaleve të Kalifornisë.

“Faktori kufizues, faktori më i rëndësishëm në kujdesin për njerëzit që kanë sëmundjen Covid-19 janë infermierët, stafi”, thekson ajo.

”Shtrimet në spitalet Covid-19 janë rritur me 72% dhe pranimet janë rritur 69% gjatë 14 ditëve të fundit”, njoftoi të hënën guvernatori Gavin Newsom.

Ai tha se zyrtarët kanë kërkuar 815 punonjës shtesë të kujdesit shëndetësor nga agjencitë e personelit dhe përforcime të tjera janë kërkuar nga qeveria federale.

”Shumë nga punëtorët e kujdesit shëndetësor të agjencisë do të vijnë këtë javë dhe më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm do të mbështesin ekipet shtetërore”, tha Newsom.

“Mos harroni se ata infermierë dhe ata mjekë e kanë bërë këtë për gati një vit këtë detyrë”, tha Coyle.

“Ata janë të rraskapitur. Ata kanë nevojë për mbështetjen dhe ndihmën tonë. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë, t’i mbajmë maskat, të qëndrojmë në shtëpi dhe të jemi të sigurt”, theksoi ajo.

Guvernatori Newsom tha të hënën se ai parashikon që një total prej 2,16 milionë dozash vaksina të mbërrijnë para fundit të vitit, me miliona të tjera që priten në janar dhe shkurt.

”Këto doza fillestare do të pasohen nga dozat e dyta të nevojshme për imunitet brenda tre javësh”, shpjegoi sekretari amerikan i Shëndetësisë Mark Ghaly.

Coyle tha se kalifornianët bënë një punë të shkëlqyeshme në ditët e para të pandemisë, kur shteti ishte i pari që zbatoi masat sociale për të sheshuar kurbën e parë.

Por, ndërsa muajt kalonin, njerëzit u lodhën mendërisht. Dhe më pas erdhën pushimet, gjatë të cilave shumica e njerëzve zakonisht shkonin në festa dhe takime.

Coyle tha se 12% e njerëzve në Kaliforni që marrin Covid-19 përfundojnë në një spital.

“Ne duam të ruajmë kapacitetin për të trajtuar jo vetëm pacientët Covid, por edhe ata me atak në zemër, pacientët me goditje në tru dhe ata me kancer”, theksoi ajo.

”Spitalet synojnë të trajtojnë këdo që kërkon kujdes, por me rastet që rriten aq shumë do të jetë e vështirë”, përfundon Coyle./ATSH