“U desh të kalojë shumë kohë para se ta kuptoj se jam unë ajo që kontrolloj fatin tim”

0
137

Nga Rina Vuçetaj

Fjalët tua nuk e kanë më të njejtin peshë, sepse e kam kuptuar që: jam unë ajo që të dhashë mundësi për të më goditur me to.
E beson… është ironike por isha unë ajo që në jetën time të fala vend, e fjalëve tua vlerë. U desh të kalojë shumë kohë para se ta kuptoj se jam unë ajo që kontrolloj fatin tim, e kontrolloj edhe praninë tënde.
Isha unë ajo që të dhashë vlerë aq sa të më ndryshosh sa herë ndryshove vet. Jam unë ajo që sot këtë “forcë” po ta marr.