Gjermania kërkon zhbllokimin sa më shpejt të planit të rimëkëmbjes

0
70

Gjermania, që mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian kërkoi sot një zhbllokim të shpejtë të planit europian të rimëkëmbjes duke e gjykuar papërgjegjshmëri paralizimin aktual nga vetoja hungareze dhe polake.

BE pret këtë të martë një marrëveshje ose sinjale të qarta nga këto shtete, sipas një diplomati europian, përndryshe ajo do të shkojë drejt një “plani B” për të anashkaluar bllokimin, me një zgjidhje pa dy vendet që kanë vendosur veton.

“Pasojat sociale dhe ekonomike të krizës po bëhen gjithnjë e më të dukshme”, deklaroi sekretari gjerman për çështjet europiane, Michael Roth, para një videokonference me homologët e saj.

“Do të ishte papërgjegjshmëri të vonosh më shumë një mbështetje thelbësore për qytetarët tanë”, theksoi Roth.

“Ne duhet të zhbllokojmë sa më shpejt këtë mbështetje financiare, shumë vendimtare për shumë shtete anëtare”, shtoi ai.

Akuzuar herë pas herë se po shkelin vlerat demokratike, Varshava dhe Budapesti kërkojnë të marrij heqjen e një mekanizmi të ri, që ata e gjykojnë arbitrar, që do mundësonte privimin e tyre nga fondet europiane në rast të shkeljes së shtetit të së drejtës./ATSH