Doza të vaksinës kineze kundër COVID-19 arrijnë në Indonezi

0
61
This handout photo taken on December 6, 2020 and released by the Indonesian Presidential Palace shows workers unloading the 1.2 million dosage of covid-19 vaccine made by Sinovac, upon its arrival from Beijing at the Jakarta International Airport in Tangerang. (Photo by - / INDONESIAN PRESIDENTIAL PALACE / AFP) (Photo by -/INDONESIAN PRESIDENTIAL PALACE/AFP via Getty Images)

1.2 milion doza të vaksinës kineze kundër COVID-19 kanë arritur në Jakarta, kanë njoftuar autoritetet indoneziane.

Vaksinat e pranuara janë të Sinovac Biotech, vaksinë të cilën Indonezia ka qenë duke e testuar që nga gushti i këtij viti, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Dozat janë transportuar me aeroplan ‘charter’ nga Garuda Indonesia Airways, të paketuara në kontejnerë të veçantë për ta ruajtur cilësinë e vaksinës. Ato kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Soekarni-Hatta në Jakrata për t’u transportuar pastaj në objekte farmaceutike.

Në një mbledhje të shkurtët, Presidenti i Indonezisë, Joko Widoko, është shprehur se ata janë duke punuar për të marrë edhe 1.8 milion dosa të tjera të vaksinës në fillim të janarit të 2021-ës.