Moderna pritet të sjellë në dispozicion mbi 100 milionë doza të vaksinës anti covid

0
120

Kompania Moderna tha thënë të enjten se pret të ketë deri në 100-125 milion doza të vaksinës anti covid deri në tremujorin e parë të vitit 2021.

Kompania ka aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës anti covid nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) që pritet të mbahet më 17 dhjetor shkruan CNN.

“Kompania pret të ketë në mes 100 milion dhe 125 milion doza në dispozicion në tremujorin e parë të vitit 2021”

Vetëm në SHBA pritet të jenë në dispozicion afërsisht 20 milion doza deri në fund të vitit 2020.

“Prej dozave të planifikuara priten që 85-100 milionë doza të jenë në dispozicion jashtë SHBA-së”, kanë thënë zyrtarët.